Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhunimi i djalit të ish-deputetit demokrat në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari që e goditi me grushte
Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për dhunimin e Krist Fufit, djali i ish-deputetit demokrat Mhill Fufi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, më 25 prill, në një rezidencë në zonën e Farkës. Sipas policisë, shtetasi me iniciale K. S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Ende nuk janë identifikuar të gjithë autorët e përfshirë në këtë ngjarje. Policia vijon punën për kapjen e tyre. Sipas burimeve policore, disa persona me automjet kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi. Ata kanë marrë shkopinj dhe sende të forta nga bagazhi dhe kanë hyrë në lokal për ta kërkuar. Pasi...