Mahmutaj: Berisha bën aleancë me antishqiptarët për pushtet, Fredi Beleri duhet të ishte në burg

Mahmutaj: Berisha bën aleancë me antishqiptarët për pushtet, Fredi Beleri duhet të ishte në burg

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli në fushatë në Himarë, me Fredi Belerin në krah. Por para qytetarëve të bregut, grekun eurodeputet e quajti çlirues, ndërsa kryeministrin e Shqipërisë, pushtues. Beleri, një mollë sherri dikur mes Berishës dhe Greqisë, sot është argument shtesë i doktorit, për të sulmuar drejtësinë. Gazetari Fatos Mahmutaj u shpreh në një media se kryetari i PD-së Sali Berisha bën gjithçka për pushtet. Sipas tij, Berisha është gati të bëjë aleancë me antishqiptarët për të përfituar në aspektin personal. Gazetari Mahmutaj u shpreh se Fredi Beleri duhet të ishte në burg, dhe jo në krah të Berishës. “Berisha për pushtet bën aleancë me antishqiptarët, por edhe me djallin. Fredi Beleri ka marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë. Vend i Fredi...