Nis gara për Papën e ri në tregjet e basteve/ Polymarket nxjerr në krye Pietro Parolin

Nis gara për Papën e ri në tregjet e basteve/ Polymarket nxjerr në krye Pietro Parolin

Teksa kardinalët katolikë përgatiten për konklavën që do të zgjedhë pasardhësin e Papa Françeskut në krye të Selisë së Shenjtë, disa tregje bastesh parashikojnë që në krye të selisë së shenjtë të jetë Pietro Parolin, Sekretari aktual i Shtetit të Vatikanit. Parashikimi bëhet nga platforma e famshme online Polymarket që parashikoi fitoren e Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar, kur kompanitë tradicionale të sondazheve i jepnin fitore të ngushtë rivales së tij demokrate.Pietro Parolin, bashkëpunëtor i afërt i Papa Françeskut shihet si kandidat potencial, si një figurë konsensuale mes dy rrymave mbizotëruese të kishës katolike, konservatorëve dhe progresistëve. Pas tij renditet Luis Antonio Tagle, filipinasi që mund të bëhet i pari papë nga Azia Juglindore, Matteo Zuppi italiani që ashtu si Pietro...