Sokol Sadushi mban në sirtar dosjen e pronave të vjedhura nga Rama
Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar kurth të ngritur nga qeveria e Edi Ramës, e-Albania-n për të zvarritur dhe mos zgjidhur problemet e qytetarëve. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se qëllimisht janë mbyllur zyrat shtetërore, e qytetarëve nuk u jepet zgjidhje për shërbimet që u garantohen me ligj. Sipas Berishës, kjo platformë po përdoret për të identifikuar problemet dhe më pas sekserët shtetërore u paraqiten për t’u kërkuar ryshfet. Berisha denoncoi grabitjen e tokave nga Rama dhe mbajtjen e dosjes në sirtar nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se platforma e–Albania është kthyer nga mazhoranca socialiste një kurth i tmerrshëm për qytetarët, të cilët nuk po marrin zgjidhjen e problemit të tyre me pronat. Pas turit të takimeve në jug të vendit, Berisha u shpreh se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Madhështore në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrat siç kanë qenë në vitin 2013.E Albania, kurthi më i keq i kohërave i Edi Ramës. E kam quajtur telefoni i prishur. Jo, në jug zbulova një gjë tjetër. Jo, ai ishte kurthi i gjobave. Çfarë ndodhte? Aplikonte banori nga jugu për të marrë dokumentet e tokës në e-Albania. Dy muaj heshtje mortore, pas dy muajsh, pasi bëhej një lojë e tmerrshme psikologjike me pronarin e tokës, i vinte sekseri.
thoshte ke aplikuar aty, atëher për një dynym tokë duhet të japësh 5 mijë euro. Për dynymin tjetër 5 mijë euro e më shumë. Dhe njëlloj si Lubi Balluku që i ndan rrugët me lote, e-Albania ua ndante me dynym dokumentet e pronësisë së tokës, pronarëve të tokave në jug. Por premtimet e mia ishin të qarta se kjo merr fund 100 ditët e para. Në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrat siç kanë qenë në vitin 2013. Të gjitha shërbimet pa përjashtim.
Berisha denoncoi grabitjen e tokave nga Rama dhe mbajtjen e dosjes në sirtar nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
“Dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi. Nuk e nxjerr dot. Po dosja do dalë se nuk vidhet aty. Ata e dinin të gjithë që është vjedhje. Nga Borshi gjer në Gjorm, e kishin shumë të qartë se është vjedhje”
Lideri i opozitës akuzoi kreun e qeverisë për gjuhën e përdorur në fushatë, si dhe theksoi se gratë dhe vajzat shqiptare do e ndëshkojnë me votë keqqeverisjen e tij.
Berisha dënoi presionin që qeveria po iu bën punonjësve të administratës për të dalë në takimet elektorale të Edi Ramës.
