Uzina e armëve në Gramsh, Rama: Po bisedojmë me një nga kompanitë më të mira, do të hapë vende të reja pune me paga shumë të mira

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, në vijim të takimeve të tij elektorale është ndalur në qytetin e Gramshit.
Ai tha se gjatë viteve të fundit është bërë shumë për zonën e Gramshit, por ka ende shumë për tu bërë, në mënyrë që turizmi dhe ekonomia të jenë shtyllat kryesore të kësaj zone mjaft të bukur.
Ndërkohë Rama dha lajmin e mirë se qeveria ka okntaktuar me një nga kompanitë më të mëdha ushtarake për rivënien në punë të uzinës së armëve në Gramsh e cila do të sjellë vende të reja pune për të rinjtë dhe të rejat e zonës me paga shumë të larta.

“Gramshi ëhstë një Bashki me shumë potencial, por me pak mundësi nga pikëpamja e buxhetit të vet. Ne po e shohim se si Gramshi po vizitohet. Ajo perdja e hekurt që kishte rënë mes Gramshit dhe pjesës tjetër të Shqipërisë ra pas rrugës së re. Bukuritë e gjithë kësaj zone kanë fillluar të zbulohen. Ajo që ne do të bëjmë, është që do të nxisim mbështesim, e t’i japim krah çdokujt që do të investojë në këtë vend kaq të bukur. Patjetër që edhe ato segmente rrugës ju ka ardhur koha që të përmbyllen. Ne do t’i bëjmë edhe për nëj arsye tjetër, jo vetëm për të lehtësuar banorët që jetojnë në ato fshatra, për të nxitur më tej, turizmin dhe ekonominë. Nga ana tjetër nuk e di a e keni ndjekur ne kemi ndërmarrë një hap tjetër shumë rtë rëndësishëm që është hapi i rilindjes tonë ushtarake. Në Gramsh ka një traditë. Unë ju siguroj që do të vazhdojmë punën, kemi biseduar me disa kompani, dhe një nga pikat ku do të sjellim një kompani që do të punësojë me paga shumë të mira shumë vajza dhe djem do ta bëjëm realitet shumë më herët”, tha Rama.