“Do e frenoj gojën deri në 11 maj”, Sula rrëfen telefonatat që ka marrë: Nga të gjitha…

“Do e frenoj gojën deri në 11 maj”, Sula rrëfen telefonatat që ka marrë: Nga të gjitha…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN mbi shkaqet që çuan në përçarjen e tij me PD-në dhe telefonatat që ka marrë nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm politik. Sula tha se ai nuk urren askënd në politikën shqiptare, megjithëse pretendoi se i kanë bërë padrejtësi, por shtoi se deri në datën 11 maj do e frenojë gojën, që të mos tregojë se është inatçi. Ai shtoi se qëndrime të ndryshme me PD-në ka pasur pas humbjes së zgjedhjeve në 2021 nga Lulzim Basha dhe për foltoren e kryedemokratit Sali Berisha. “Mua këto dy javët e fundit nuk më kishte shkuar ndër mend që telefonata nga të gjitha krahët e partive politike apo...