Takimi i Ramës në Skrapar, reagon Meta: Në sallë, 80% ishin jabanxhinj shëtitës

Takimi i Ramës në Skrapar, reagon Meta: Në sallë, 80% ishin jabanxhinj shëtitës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme në Skrapar.Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se në sallën ku kryeministri mbajti fjalën 80% ishin jabanxhinj shëtitës, dhe jo qytetarë vendas. Po ashtu, Meta renditi disa nga problematikat e zonës së Skraparit, për të cilat u shpreh se kreu i qeverisë nuk i citoi në takimin e sotëm.Në mbyllje të reagimit, Meta u shpreh optimist për zgjedhjet e 11 Majit dhe tha se koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojë tre deputetë në këtë qark. Reagimi i Ilir Metës: 𝐒𝐤𝐫𝐚𝐩𝐚𝐫𝐥𝐢𝐧𝐣𝐭𝐞̈, 𝐩𝐚𝐭𝐫𝐢𝐨𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞̈𝐬𝐡𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈! 🇦🇱1️⃣ U argëtova sot me “ufo”-n që kishte mbërritur në qytetin e Çorovodës, në një sallë ku 80%...