Kryeministri Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia sot shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar, 47 projekte të realizuara për ujitjen dhe mbrojtjen nga përmbytjet

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama këtë të mërkurë është ndalur në Berat ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët për bujqësinë e zhvillimin rural.
Rama tha se në këtë qark është bërë një punë e madhe. Duke u ndalur te investimet, Rama theksoi se kur PS mori detyrën sipërfaqja e ujitur në këtë qark ishte 120 mijë hektarë, ndërsa sot është 270 mijë, pra është më shumë se sa dyfishuar. Gjithashtu kreu i qeverisë bëri me dije se janë mbështetur dhe realizuar 47 projekte të infrastrukturës për ujitjen, kullimin, digat dhe mbrojtjen nga përmbytjet në këtë qark.Lexo edhe :Related Posts
Rama: Ne kemi marrë detyrën në një vend ku sipërfaqja e ujitur ishte 120 mijë hektarë dhe sot është 270 mijë hektarë. Është më shumë se sa dyfishuar, që do të thotë se bujqësia jonë, sot shfrytëzon një kapacitet më shumë se sa dyfish të tokës që është baza e patjetërsueshme e saj. Jemi në një qark që ka një aktivitet të madh, por që ka qenë dhe shumë aktiv në bashkëpunimin me strukturat tona përkatëse dhe nga njëra anë vetëm në këtë dekadë ne kemi mbështetur dhe realizuar 47 projekte të infrastrukturës për ujitjen, kullimin, digat dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Një pikë tjetër që është shumë e rëndësishme është zhvillimi i madh që kanë njohur në këtë dekadë pikat e grumbullimit.

Mbi 70 pika janë mbështetur nga programet tona, ashtu sikundër janë financuar 16 tregje për produktet bujqësore dhe janë krijuar 400 pika të reja përpunimi. Janë realizuar 106 investime, ku një peshë të rëndësishme e ka zënë mbështetja nga buxheti i shtetit. Ne duam tani të shkojmë në një nivel tjetër. Jemi duke nxitur mbështetje financiare në funksion të bashkimit, të rritjes së ndërveprimit të fermerëve dhe mes pikave të grumbullimit dhe përpunimit./vizionplus.tv