Formulë për lindur djalë? Gjinekologia zbulon “metodën sekrete” në “7pa5”

Shqipëria po përjeton një tkurrje të ndjeshme të popullsisë, shoqëruar me një proces të shpejtë plakjeje. Sipas raportit të fundit të projeksionit të popullsisë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, parashikimet për të ardhmen nuk janë aspak optimiste për vendin tonë.
Sipas të dhënave, deri në vitin 2054, numri i lindjeve pritet të përgjysmohet. Nga rreth 22 mijë lindje të regjistruara në vitin 2024, parashikohet që në vitin 2050 të kemi vetëm 10-11 mijë lindje në vit.
Në një intervistë për emisionin “7pa5”, gjinekologia Edlira Bylykbashi ka folur për rënien shqetësuese të lindshmërisë në Shqipëri.

“50% e personave që kanë emigruar, përbëjnë pjesën e moshës riprodhuese. Dhe gjithë elementët e tjerë social, ekonomik, arsimorë, planifikimi familjarë janë “përgjegjëse” për uljen e numrit të lindjeve”, shprehet në “7pa5” gjinekologe Edlira Bylykbashi.
Mjekja nuk nguroi të ndalet edhe te kërshëria e madhe që kanë çiftet për gjininë e fëmijës.
“Si mund të bëjë djalë- e kam të përditshme si pyetje. Ka disa variante që femrat i provojnë në  çift. Gjinia e fëmijës përcaktohet nga babai. Shanset për të pasur një djalë rriten kur marrëdhënia seksuale ndodh në ditët e ovulacionit. Ka studime të tjera që thonë për rregullimin e pehashit të trupit. Pra pehash alkalin apo pehash bazi dhe kjo shoqërohet me dieta specifike që rregullojnë pehashin. Pastaj ka dhe formula kineze. “, tha mjekja.
Megjithatë, Bylykbashi e mbylli me humor:
“Në fund, e them gjithmonë – kemi vetëm dy alternativa: o djalë, o vajzë!”
/vizionplus.tv