Partia Demokratike në Delvinë duket se po përfaqësohet nga figura gjithnjë e më qesharake. Rasti më i fundit është Erigers Hamiti, kryetar lokal i PD-së, i cili po bëhet më shumë i njohur për statuset qesharake në rrjete sociale sesa për ndonjë kontribut real politik.
Në një përpjekje për ironi ndaj Damian Gjiknurit, Hamiti publikoi një status që shkruante: “Trojan, kujdes gurun e Damianit.” Një postim që, në vend të ngjallte të qeshura apo debat, kaloi thuajse pa asnjë reagim – përveç ndoshta nga vetë autori. Kjo tregon qartë se ironia e tij nuk prek askënd dhe audienca e tij është thuajse inekzistente.
Ky është edhe tregues i qartë i nivelit ku ka rënë PD në Delvinë, një degë që dikur kishte zëra të fortë e përfaqësim dinjitoz, ndërsa sot është lënë në dorë të statuseve pa peshë dhe figurave që s’kanë as ndikim dhe as seriozitet.
A ka PD një plan për ta rikthyer seriozitetin në bazë? Apo do të vijojë të mbahet peng nga figura periferike që s’dihet nëse përfaqësojnë qytetarët, apo thjesht vetveten?
PD në Delvinë në duart e qesharakes: Erigers Hamiti, “kryetar” i statuseve boshe dhe ironisë që nuk bën askënd për të qeshur
