Parashikimet që i atribuohen Nostradamusit kanë rikthyer debatet, veçanërisht ato që përmendin ardhjen e një “Pape të Zi” dhe shkatërrimin e mundshëm të Qytetit të Vatikanit në vitin 2024. Në një kontekst pasigurie për shkak vdekjes Papa Françeskut, këto profeci kanë shkaktuar frikë dhe spekulime në mbarë botën.
Misteri i Papës së Zi
Ndër interpretimet e shumta të profecive të Nostradamusit, njëra ndër më shqetësueset është ajo që parashikon ardhjen e një “Pape të Zi” në Vatikan. Disa analistë besojnë se kjo mund të simbolizojë një ndryshim të thellë brenda Kishës Katolike.
Të tjerë e lidhin këtë me një udhëheqës që vjen nga urdhri i jezuitëve, pjesë e të cilit është edhe vetë Papa Françesku. Kjo teori ka gjeneruar një sërë hamendësimesh për të ardhmen e institucionit fetar.
Shqetësimi për Vatikanin
Një tjetër profeci e Nostradamusit përmend shkatërrimin e “Qytetit të shtatë kodrave”, që shumë e interpretojnë si një referencë ndaj Vatikanit.
Edhe pse këto profeci kanë qenë subjekt i interpretimeve të ndryshme gjatë historisë, përputhja e tyre me ngjarjet aktuale me vdekjen e Papës e ka shtuar alarmin dhe debatin si në botën fetare ashtu edhe në mediatike. / Marca – Syri.net
