Papa Françesku, emri i vërtetë i të cilit është Jorge Mario Bergolio, Papa i parë latino-amerikan dhe i pari jezuit në këtë post të lartë, bëri histori duke ndryshuar thellësisht fytyrën e papatit modern, më shumë se çdo paraardhës i tij.
Papa Françesku magjepsi botën duke shmangur privilegjet dhe madhështinë e detyrës, duke shtuar përpjekjet për ta bërë Kishën katolike më gjithëpërfshirëse e më pak gjykuese.
Mes vendeve të botës ku Papa ishte në karrierën e tij, ishte vizita historike në Shqipëri.
Në udhëtimin e tij të parë dhe të fundit, në Tiranë, Papa përshëndeti harmoninë fetare, martirizimin e klerikëve nga diktatura dhe bëri një përshëndetje të Veçantë për Nënë Terezën.
Kur u zgjodh në13 mars 2013, Françesku trashëgoi një Kishë thellësisht të ndarë pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Benediktit XVI.
Hendeku u bë edhe më i madh pas zgjedhjes për herë të parë në 1300 vjet të një Pape joevropian.
Nga ndryshimet më të mëdha gjatë udhëheqjes së tij ishte ndryshimi i Kushtetutës së Vatikanit i cili lejon që çdo laik të pagëzohet në katolik.
Përfshirja e grave dhe vlerësimi i tyre përmes roleve të larta në administratën e Kishës katolike ishte një tjetër shënjues i papatit të Françeskut.
Papa dërgoi mesazhe të forta gjatë pandemisë Covid 19, luftës në Ukrainë dhe konfliktit Izrael Gaza megjithëse ndikimi i fjalës së ishte thuajse i papërfillshëm.
“Kush jam unë për të gjykuar?” ishte një tjetër deklaratë e fortë dhe e papritur e Atit të shenjtë kur u pyet për homosesksualitetin.
Duke theksuar mëshirën, Françesku ndryshoi qëndrimin e Kishës për dënimin me vdekje, duke e quajtur atë të papranueshëm në çdo rrethanë.
Ai gjithashtu deklaroi se posedimi i armëve bërthamore, jo vetëm përdorimi i tyre, ishte “imoral”./vizionplus.tv

Leave a Reply