Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të Pashkëve

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të Pashkëve

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e një “armëpushimi të Pashkëve”, që u njoftua nga presidenti rus të shtunën.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se vija e frontit të Ukrainës ishte goditur nga më shumë se 46 sulme ruse që nga fillimi i ditës të dielën. Në përgjigje, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte “zmbrapsur” tentativat e sulmeve nga Ukraina dhe akuzoi Kievin për lëshimin e qindra dronëve dhe predhave, sipas burimeve të medias shtetërore.Të shtunën, Putin tha se do të përfundonin të gjitha armiqësitë nga ora 16:00 të shtunën deri në mesnatë në Moskë të dielën. “Për këtë periudhë, unë urdhëroj të ndërpriten të gjitha veprimet ushtarake. Ne supozojmë se pala ukrainase do të ndjekë shembullin tonë. Në të njëjtën kohë, trupat...