Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Putin sulmoi edhe për Pashkë”, Zelensky: Rusia shkeli armëpushimin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të dielën se Presidenti rus Vladimir Putin ka shkelur armëpushimin e shpallur me rastin e Pashkëve, duke ndërmarrë sulme gjatë natës në territorin ukrainas. “Sot mund të themi se ushtria ruse po përpiqet të krijojë përshtypjen e një armëpushimi, por në disa zona ajo ende po tenton të përparojë dhe të shkaktojë humbje ndaj Ukrainës,” tha Zelensky në kanalin e tij në Telegram. Kremlini kishte shpallur një armëpushim të njëanshëm që do të zgjaste deri në mesnatën e së dielës, me rastin e Pashkëve. Megjithatë, ushtria ukrainase raportoi se që të shtunën në mbrëmje, Rusia kishte vazhduar me sulme të vazhdueshme me artileri dhe drone. “Midis mesnatës dhe mesditës së sotme, forcat ruse kanë kryer tashmë 26 sulme”,...