‘Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare’, Berisha ndez qirinj në Kishën e Kavajës: Kam dy dëshira, njëra për…

‘Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare’, Berisha ndez qirinj në Kishën e Kavajës: Kam dy dëshira, njëra për…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës me rastin e festës së Pashkës. Gjatë vizitës së tij, ai ndezi qirinj për besimtarët, ndërsa nuk mungoi edhe një mesazh politik i lidhur me zgjedhjet e 11 majit. “Një për ju dhe një për fitoren e 11     Majit”, u shpreh Berisha, duke ndezur një tjetër qiri me shpresën për një rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare. Në fjalën e mbajtur para besimtarëve dhe përfaqësuesve të kishës, Berisha premtoi rritje të mbështetjes për komunitetet fetare në rast se PD vjen në pushtet. Ai tha se do të dyfishojë fondin buxhetor për komunitetet fetare dhe se do të angazhohet për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, duke i dhënë prioritet institucioneve...