Planet për vrasjen e Durim Bamit, GJKKO zbardh vendimin. Pse refuzoi lirimin e Marklen Hakës

Planet për vrasjen e Durim Bamit, GJKKO zbardh vendimin. Pse refuzoi lirimin e Marklen Hakës

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin përmes të cilit rrëzoi kërkesën e Marklen Hakës për lirim nga qelitë e burgut. Haka, i njohur edhe me identitetin Markelen Aliu, qëndron në qeli prej shtatorit të vitit të shkuar, kur u arrestua për llogari të operacionit “Revanshi”, operacion që goditi 7 grupe kriminale. SPAK po e heton 34-vjeçarin nga Fushë-Kruja për tentativën e vrasjes së Durim Bamit, përgatitjen e kushteve për vrasjen e tij, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas vendimit të zbardhur, të siguruar nga A2, Hakës iu refuzua kërkesa për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”, për shkak se dyshimet e SPAK ndaj tij mbështeten në prova, se ekziston rreziku që të largohet dhe se ka rrezikshmëri shoqërore. Ekzistenca e...