Thyen rregullat, ndëshkohen fermerët! Agai u zbret tre konkurentëve 10 mijë euro nga çmimi madh

Deklarata të forta, sfida të paparashikuara, emocione të bukura, rregulla të thyera,ishte kjo panorama e natës së gjashtë të spektaklit “Ferma VIP 2” mbrëmjen e së premtes.
Gjatë kësaj jave rregullat e thyera kanë qenë në mënyrë të përsëritur, ndaj spektakli nisi pikërisht me to. Tre fermerët  Alba, Andueli dhe Andrea u dënuam nga Agai. Nëse e ndonjëri tyre do të shpallet fitues i edicionit të dytë do t’i zbriten 10 mijë euro nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.
Përplasjet, prishjet e aleancave dhe grupimet këtë javë janë theksuar edhe më shumë. Një prej tyre ishte edhe debati i Andueli dhe Andreas me Big Bastën, të cilët kanë ngritur akuza ndaj njëri-tjetrit, madje fjalori i ashpër dhe zëri i lartë kanë vijuar edhe gjatë spektaklit.

Debate këto që kanë përfshirë edhe dy opinionistët.
Një televotim i hapur në primen e së hënës vendosi fatin e rrugëtimit të fermerëve. Katër më pak të preferuarit e publikut,  Nur, Gania, Danela dhe Kejsi kaluan në një sfidë. Të ndarë në dy grupe dyshe nga kryefermeri i javës Frederik Ndoci, konkurrentet u vunë përballë njëri-tjetrit në një lojë shpejtësie.
Sfidë kjo që u fitua nga dyshja Gani-Kejsi, ndërsa vajzat, Danela dhe Nur kaluan automatikisht në një televotim për të eliminuar njërën prej tyre tyre hënën e ardhshme.
Mbrëmja e gjashtë ishte ndër netët më dinamike nga nisja e këtij prodhimi të Vizion Plus.
Një letër e papritur për Danelën, ndryshoi gjithçka. Fermerja, që në momentin që u bë pjesë e spektaklit deklaroi se zemra e saj i përkiste dikujt jashtë. Por mbrëmjen e djeshme, ajo ka marrë një mesazh.
Mesazhi ka tronditur jo pak modelen e fermës. Dënimet nuk mbaruan këtu. Moderatorja Luana Vjollca u komunikoi fermerëve dhe njëherë që kushdo prek sendet personale do të ketë pasoja.
Ganiu dhe Danela u ndëshkuan për rrengjet e ngritura gjatë këtyre ditëve. Ata do të pastrojnë të gjithë çarçafët e bërë pis dhe duket t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme.
Një vëmendje të veçantë mori edhe raporti i Limit dhe Albën. situatë që ka sjellë spekulime të shumta jo vetëm mes fermërëve por dhe opinionistëve, teksa dy fermerët kanë vijuar qëndirmin e tyre se që ka qenë e gjitha një lojë e aktruar prej të dyve.
Edhe kjo mbrëmje u mbyll me muzikë të bukur nga artistët e fermës. Ndërsa të tjera rrjedha do marrin drejtim ditët në vijim, mos humbisni asnjë moment në dy kanalet e dedikuar të platformës Tring si dhe në përmbledhjen ditore në orën 17.00 në ekranin e Vizion Plus.
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *