Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me gratë dhe vajzat e Qarkut Lezhë. Në fillim të fjalës, ai tha se faktorizimi i grave dhe vajzave brenda Partisë Socialiste është krenaria e tij më e madhe që kur mori udhëheqjen e kësaj force politike. Po ashtu, kreu i PS theksoi edhe në këtë takim, për të disatën herë, se 11 maji, më shumë se zgjedhje për qeverisjen e vendit në 4 vitet e ardhshme, është moment vendimtar për realizimin e ëndrrës dhjetëra-vjeçare të shqiptarëve: Anëtarësimin në BE. Rama nuk la pa përgjigje dhe komentet për batutën e tij lidhur me burrat gjatë takimit të djeshëm me gratë dhe vajzat e Qarkut Dibër.
“Janë mërzitur që si i thotë Rama më shumë se gjysmës së burrave çyryk. Unë nuk e di, mund të jenë më shumë se gjysma, por unë them se aq janë, se sikur mos të ishim gjysma e burrave e çyryk këtë vend, e dini ku do të ishte Shqipëria sot? Se burrat e kanë pasur në dorë për një kohë shumë të gjatë dhe më thoni ju mua tani, a është normal një burrë që shkon dhe hidhet në kënetë me kokë? Ne kemi 56% të grave në të gjithë Shqipërinë, kemi votuesit e para shumicë, na duhet vetëm gjysma e burrave dhe ne fitojmë, jemi në rregull, dhe kush nuk e pranon që është çyryk, duhet thjesht dhe vetëm të deklarojë që nuk është më me kënetën por me BE-në. Në momentin që thotë “jam me BE-në” dhe jo me kënetën, merr certifikatën që është normal”, deklaroi dje Rama.
Rama nga Lezha: 11 maji takimi me historinë, burrat u mërzitën se u thashë çyryk, të deklarohen me BE e jo…
