Mevlan Shanaj: Ky nivel artistik me “12 burra të zemëruar” mund të ishte në çdo sallë teatri në çdo kryeqytet të botës

Shfaqja teatrore “12 burra të zemëruar” me regji nga Albert Minga në Teatrin Kombëtar. Në qendër të saj qëndron një akuzë, 12 perspektiva të ndryshme dhe një vendim i vështirë. Vepra e autorit Reginald Rose me regji nga Albert Minga shënoi më parë premierën në skenën e Teatrit Kombëtar te “Arturbina” dhe u mirëprit nga publiku. Një nga spektatorët, që ka ndjekur shfaqjen në sallën e teatrit ka qenë dhe regjisori i mirënjohur Melvan Shanaj “Mjeshtër i madh”. Ai thotë se shfaqja “12 burra të zemëruar” që erdhi në skenë më regji nga Albert Minga për nga niveli artistik mund të ishte në çdo sallë teatri të kryeqyteteve në botë. “Salla e mbushur me njerëz të kultivuar, skena me burra që të bënin për vete  nën një regji të ditur!
Kjo ishte mbrëmja  e sotme në Tiranë Jam i bindur se ky nivel artistik me shfaqjen” 12 burra të zemëruar” mund të ishte në çdo sallë teatri, në çdo kryeqytet të botës! Vepra universale, regjia e mençur e Albert Mingës, me karaktere të goditura, nga aktorë të përzgjedhur padyshim është një sukses kombëtar! Përgëzime!”, shprehet regjisori Mevlan Shanaj. Ndërkohë që dhe vetë Teatri Kombëtar bën me dije se të gjitha biletat ishin të shitura për datat 17-18-19-20 prill. Kjo shfaqje do të jetë në vijim në skenën teatrore në datat 23-24-25-26-27 këtë muaj. Si regjisor Albert Minga ka sjellë dhe të tjera vepra teatrore që janë mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku dhe kritika e teatrit, por këtë herë ai sjell në skenë veprën e autorit Reginald Rose. Në rolet e veprës janë Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Niko Kanxheri, Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Myzafer Zifla, Lulzim Zeqja, Ligoraq Riza, Florian Agalliu, Besmir Bitraku, Donald Shehu, Igli Zarka dhe Doriana Çaushi. Skenograf Genc Shkodrani, kostumografe Laedia Hajdari, kompozitor Endri Sina dhe përkthyes i veprës Artur Lena.