‘Premtimet elektorale synojnë vota, jo stabilitet financiar’, Malaj: Trendi ekonomik të jetë në rritje

‘Premtimet elektorale synojnë vota, jo stabilitet financiar’, Malaj: Trendi ekonomik të jetë në rritje

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, në një intervistë televizive, ka shprehur rezervat e tij ndaj premtimeve që po bëjnë partitë politike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, shumë nga këto angazhime nuk janë realiste dhe kanë si qëllim fitimin e votave, më shumë sesa ofrimin e një drejtimi të qëndrueshëm ekonomik për vendin. Malaj theksoi se partitë duhet të premtojnë stabilitet financiar dhe rritje të qëndrueshme ekonomike, duke shmangur politikat e fragmentuara dhe të papërgjegjshme. “Së pari dua të them se jam duke shkruar dy libra për ekonominë. Programet elektorale tani nuk kanë peshën si dikur, ka dhe rrjete sociale. Do jetë e vështirë sesa të realizueshme janë premtimet e partive. Partia politike duhet të premtojë që vendi do ketë stabilitet financiar,...