Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka deklaruar se do të kandidojë në listën e hapur të koalicionit me partinë “Djathtas 1912” për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se nuk është penduar që nuk është pjesë e listës së Partisë Demokratike.
I ftuar në një studio televizive, Shehi tha se vendimi i tij është i qëllimshëm dhe pasqyron vlera të përfaqësimit të drejtë dhe dinjitetit politik.
“Nuk jam penduar në asnjë moment që nuk jam në listën e PD-së. Ky është një gjest burrërie që ja kemi kërkuar parlamentit prej vitesh: listat e hapura. Tani e bëmë, me këto akrobacitë ligjore, dhe besoj se do ia dalim në këtë rrugë.”
Ai shtoi se përfaqësimi i denjë vjen vetëm duke u përballur drejtpërdrejt me qytetarët dhe duke kërkuar votën e tyre në mënyrë transparente:
“Kjo është rruga e burrërisë – merri votën qytetarit, dil përballë tij. Dil e përfaqësoje atje pa të mbyllur gojën kush. Sepse neve nuk na e mbyll kush gojën tani.”
‘Nuk jam penduar që nuk jam në listën e PD-së’, Shehi: Zgjedhja ime është burrëri politike
