Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijon përpjekjet për të larë emrin, por sipas gazetarit Fatos Mahmutaj, loja ka marrë fund. Nga lidhjet e hershme me UDB-në dhe sulmet ndaj UÇK-së, deri te përfshirja e emrave si Paul Manafort dhe LaCivita në orbitën e tij, Berisha duket se po përdor çdo kanal për të rifituar terren ndërkombëtar, edhe me çmime marramendëse.
Gazetari i njohur, Mahmutaj, që mbeti i plagosur në protestën e 21 janarit 2011, hedh dyshime të rënda se LaCivita është paguar deri në 50 milionë dollarë për të ndikuar në fushatën e Partinë Demokratike dhe përpjekjet për të afruar Trump. Por sipas tij, kjo është një rrugë pa kthim. SHBA ka marrë provat dhe ka folur qartë se, “non-grata” nuk hiqet me para, dhe as me ndërmjetës rusë. Kështu që në këtë skenar të errët të marrëdhënieve të dyshimta, Mahmutaj ngre alarmin për një strategji të vjetër me aktorë të rinj, që synon të mashtrojë publikun shqiptar dhe ndërkombëtar.
Deklarata e Mahmutajt
Konkretisht gazetari Fatos Mahmutaj, i cili u plagos gjatë protestës së 21 janarit 2011 në një intervistë në “Ora e Fundit” në “ABC News” shprehu bindjen se “Shpresat e Berishës për të hequr non gratën janë shuar”. Gjithashtu ai theksoi se pagesa për LaCivita është 50 milion dollarë nga Berisha. “LaCivita nuk mund të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është duke bërë punë private dhe duke mbushur xhepin e tij dhe është jo pak shuma që i është premtuar. Informacionet nga mediat i kam marrë dhe është folur për shuma marramendëse deri në 50 milion dollarë”, tha ai. Po ashtu gazetari Mahmutaj u ndal edhe tek Paul Manafort, për të cilin tha se nëpërmjet tij, kreu i PD Berisha synon të ‘kapë’, Putinin. Ndërsa me LaCivita, sipas gazetarit, Berisha synon të “kapë” Trump.
“Rruga e Berishës ka kaluar gjithmonë nga Beogradi dhe Moska. Lidhjet e Berishës me UDB janë publikuar kanë të paktën 30 vite. Kemi edhe luftën që Berisha i bëri UÇK sepse ashtu i merrte urdhrat nga Beogradi. Rruga e Berishës ka kaluar nga Beogradi, dhe tani ka zgjedhur një rrugë që është amerikani, por që është kolona ruse…me Paul Manafort. Dhe të mendosh që administrate e Trump në këtë situatë që është po merret me Berishën. Berisha gënjen vetveten. Administrata amerikane ka marrë provat…dhe duke ardhur prova të tilla “është bërë gjyq” dhe ka mbaruar ajo punë. Nuk hiqet non-grata e Berishës”, nënvizoi ai. Ndër të tjera gazetari Mahmutaj shtoi se politikat e Trump, për “non grata” mund të ashpërsohen.
Nga lidhjet me serbët, te grackat kundër UÇK dhe përpjekjet për të hequr “non-gratën” në SHBA, gazetari që…
