Detaje dalin nga atentati me 4 të plagosur në Tiranë rreth orës 21:30 ku autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip G Class ku udhëtonin të rinjtë.
Ndjekja ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te Tegu dhe më pas 4 të rinjtë për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Pika kulminante është kur autorët kanë qëlluar me breshëri ka qenë në autostradën pranë AgroPark.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Dyshohet se makina e të plagosurve ka lëvizur në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave ka shkuar deri në Lundër ku shoferi i mjetit ka humbur ndjenjat.
Të rinjtë janë gjetur të plagosur brenda mjetit nga persona të tjerë që më pas i kanë dërguar në spital
Të plagosurit janë Arenc Stafa, 34 vjeç, Kian Mullahi, 19 vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj, 11 dhe Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç ( nipi dhe djali të pronari i “Pelikani Security”).Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Autorët e atentatit dyshohet se lëviznin me një automjet fuoristrad, ky dyshohet se brenda kanë qenë tre persona, të cilët pas atentatit jaë larguar në drejtim të paditur.
