Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Vendimi i ri i qeverisë për oficerët e sigurisë në shkolla e gjimnaze: 1 punonjës për 700 nxënës!
                            Qeveria ka marrë sot vendimin me miratimin edhe të VKM-së për ndryshimet në rritjen e sigurisë publike në shkolla dhe kriteret. Në shkollat që kanë kapacitet nga 80 deri në 700 nxënës, do të ketë të paktën 1 oficer sigurie me shërbim sigurie, kurse në ato me më shumë se 700, do të shërbejnë 2 oficerë sigurie. Ky propozim është bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.   “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të  nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave u mor vendimi”, theksohet në...