“Dhëndër nga fshati i gruas”, Kumbaro prezanton Piro Dhimën në Dropull, salle mbushet plot (FOTO)

“Dhëndër nga fshati i gruas”, Kumbaro prezanton Piro Dhimën në Dropull, salle mbushet plot (FOTO)

Kandidati i PS-së për deputet, Pirro Dhima, është prezantuar në Dropull nga drejtuesja politike, Mirela Kumbaro. Në një sallë të mbushur plot me njerëz, Kumbaro thotë se Dhima u rikthye nga emigrimi në Greqi për të ngritur sipërmarrjen e tij. “Emocione të papara në një sallë të tillë, të mbushur plot me dropullitë që na u bashkuan bashkë me Dhimitraq Tolin, në prezantimin e Piro Dhimës – djalë lunxhiot, por si dhëndër ‘nga fshati i gruas’, Dropullin nuk e ka më pak merak se Lunxhërinë. Një djalë që u rikthye nga emigrimi në Greqi ku edhe u shkollua, sepse kishte besim që në vendin e tij ia dilej që ç’ke me të dhe siç besimi iu përkthye në sukses në sipërmarrjet e tij, ashtu do...