Mirela Karabina: Elbasani po digjet, ndërsa ministrat dhe deputetët krihen siç do Rama

Mirela Karabina: Elbasani po digjet, ndërsa ministrat dhe deputetët krihen siç do Rama

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka reaguar me tone të forta ndaj hapjes së fushatës së Partisë Socialiste në këtë qytet, duke e cilësuar atë si një “tallje të madhe me qytetarët” dhe si një reflektim të gjendjes së rënduar të qytetit nën drejtimin e mazhorancës. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Karabina vë në dukje kontrastin mes performancës festive të deputetëve dhe ministrave të PS-së dhe realitetit të zymtë që, sipas saj, po përjetojnë qytetarët e Elbasanit: papunësi, emigrim i të rinjve, rënie e numrit të nxënësve, ndotje mjedisore, infrastrukturë të shkatërruar dhe një administratë publike tërësisht të politizuar. Ajo nënvizon se, përkundër premtimeve të pafundme, qyteti vazhdon të përballet me probleme kronike, si mungesa e ujit...