Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Greqia zgjeron hapësirën detare! Projekti rrezikon rikthimin e tensioneve me fqinjët
                            Qeveria greke ka gati planin për shfrytëzimin e hapësirave detare përgjatë brigjeve të saj, pjesë e të cilit është edhe zgjerimi i hapësirës detare nga 6 deri në 12 milje larg këtyre brigjeve. Zyrtarët e ministrisë së Jashtme dhe asaj për mjedisin dhe energjinë bënë publike për mediat këtë hartë që tregon ndarjen në 4 njësi të hapësirave ku Greqia ka interes për zhvillimin në të ardhmen të aktiviteteve të ndryshme detare, duke nisur që nga kërkimi i gazit e naftës, peshikimi, zhvillimi i turizmit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore nënujore e të tjerë. Mediat vendase shkruajnë se kjo është hera e parë që Athina zyrtare publikon një hartë, që përcakton qartë interesat e Greqisë për shfrytëzimin e të ashtuquajturave “Zona Ekskluzive Ekonomike” në ujërat detarë...