Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama: Ka ardhur koha ta mbyllim çështjen e ligjit të sponsorizimeve për sportet
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë vizionin për sportin për “Shqipërinë 2030”. Pasi tha se vitin e ardhshëm mund të ketë një rritje të buxhetit të Komitetit Olimpik, theksoi se ka ardhur koha për të mbyllur edhe ligjin e sponsorizimeve. “Është shumë e qartë që tanimë më buxheti për komitetin olimpik shqiptar, i cili ka marrë një pozicion shumë të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht dhe ka justifikuar veten, është i pamjaftueshëm. Kështu që me siguri do ta fillojmë vitin e ardhshëm me një rritje të buxhetit të komitetit olimpik dhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet dhe të mbyllim dhe çështjen ligjit të sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne për hir të së vërtetës nga pikëpamja financiare, por...