Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
SPAK kalon për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK thekson se nga hetimet ka rezultuar se Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë në bashkëpunim me shtetasit Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha kanë dhënë toka në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë. Njoftimi:Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goros i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.127 të vitit 2024, i unifikuar me procedimin penal nr. 298 të vitit 2021. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Jorgo...