Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nëse mbyllet SPAK plas “lufta”, eksperti zbulon: Ja çfarë plani ka SHBA
Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa ka komentuar në një studio televizive, debatet e fundit për presionin ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi se politika shqiptare rrezikon të futet në një përballje të ashpër, në një luftë, nëse sfidohen strukturat e ndërtuara me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Stringa paralajmëroi se çdo tentativë për sabotim do ta vendoste Shqipërinë në një situatë shumë të vështirë, ndërsa nënvizoi se aleatët perëndimorë kanë mjetet dhe fuqinë për të reaguar ndaj atyre që kërkojnë të ruajnë interesat personale. Pjesë nga biseda: Stringa: Hapi tjetër që mund të bëjë politika është të bëhemi të gjithë bashkë, t’i tregojmë shqiptarëve fytyrën e vërtetë të atyre që janë kundra kësaj dhe po e bëjnë për të mbrojtur veten e tyre. Borakaj: Mund ta bëjnë,...