Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Kush është pro “grushtit të shtetit”?
Kush është pro “grushtit të shtetit”? Nga Andi Bushati Grusht shteti nuk është ai ndaj të cilit gëzon të drejtën të ankohesh, të apelosh apo ke mundësinë të gjesh zgjidhje. Grusht shteti është të qëndrosh në detyrë edhe pasi je kapur duke grabitur duke vazhduar ta bësh këtë pa dhënë llogari Pezullimi nga detyra i zv/kryeministets Belinda Balluku, menjëherë pasi ajo u mor e pandehur nga SPAK për tenderat e tunelit të Llogarasë dhe atij të unazës së Tiranës, po përcillet me tone alarmiste nga mbështetësit e qeverisë, që po nxitojnë ta përshkruajnë atë si një “grusht shteti”. Në themel të argumenteve të tyre qëndron prishja e balancës mes pushteteve dhe frika e precedentit se një prokuror apo një gjykatës, mund të vendosin për të...