Dasma me 6.7 milionë njerëz në Indi/ Shfaqja e Lopez, torta e famshme 5 metra e lartë dhe të ftuarit e zgjedhur

Dasma me 6.7 milionë njerëz në Indi/ Shfaqja e Lopez, torta e famshme 5 metra e lartë dhe të ftuarit e zgjedhur

Një dasmë madhështore, që tashmë ka bërë xhiron e botës, u zhvillua në qytetin piktoresk të Udaipur në Indi, ku miliarderi Vamsi Ganhirju dhe Netra Madena – vajza e Rama Raju Madena, një figure të njohur në industrinë farmaceutike kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni që rivalizon edhe skenat e filmave të Bollywood-it. Dasma, e mbajtur në një nga pallatet më të famshme të rajonit, i cili njihet edhe si skenografia e filmit të James Bond “Octopussy” (1983), u shndërrua në një spektakël të vërtetë luksi. Sipas “Daily Mail”, kostoja totale kap shifrën e rreth 6.7 milionë dollarëve, një detaj që ka shkaktuar debat të fortë midis banorëve vendas, të cilët kritikojnë shpenzimet marramendëse në një vend ku kontrastet ekonomike janë të theksuara. Pallati...