Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nuk ishte një celulë e zakonshme”, Karamuço jep detaje nga Oroshi: Policia i ka lokalizuar nëpërmjet disa aparaturave
Ervin Karamuço, ekspert i sigurisë, ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në një emision televiziv, lidhur me operacionin antiterror të zhvilluar një ditë më parë në Orosh. Sipas Karamuços, baza e gjetur do të përdorej për trajnim. “Policia e antiterrorit, e cila ka kryer një operacion të suksesshëm duhet thënë, pa viktima është pika fundore e një procesi që zhvillohet me monitorimin e këtij kontingjenti. Fillimisht futen shërbimet inteligjente dhe SHBA-të kanë vëzhgim të shtuar në Ballkan. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë. Ka raste të personave të riatdhesuar pas ardhjes nga ISIS. Këtu kemi një rast tjetër, sepse ka disa të radikalizuar, mes tyre edhe ish-pjesëtarë të Forcave të Armatosura, sigurisht në kushte patologjike mendore, ku...