Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Inceneratorët e fikur/ Qeveria planifikon 10 mln € për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
Inceneratorët e fikur/ Qeveria planifikon 10 mln € për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier Në fillim të korrikut, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit u përfshi nga flakët. Ky nuk ishte një incident i veçuar, por një ngjarje e përsëritur për të disatin vit radhazi, ndërsa drejtuesit e kompanisë publike që menaxhon landfillin fajësuan mbushjen tej kapaciteteve dhe temperaturat e larta. Pasi shpenzoi miliona euro për ndërtimin e inceneratorëve që nuk funksionojnë, qeveria ka vendosur që të shpenzojë sërish para të tjera për të mbyllur venddepozitimet e mbetjeve në Elbasan dhe në Fier. Zëvendësministrja e Mjedisit, Elda Xhumari, pranoi të martën në Kuvend se një transfertë e pakushtëzuar e qeverisë, e dedikuar për njësitë e vetqeverisjes vendore...