DOKUMENTET – PD hap fushatën e zgjedhjeve në degë, arsimi i lartë nuk është kriter detyrues për kryetarin

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve në degët e saj lokale. Është një vendim i Kryesisë së PDSH, me firmën e kryetarit Sali Berisha, që ka hapur tashmë fushatën, duke përcaktuar etapat dhe afatet, vendim të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Deri me 31 janar, duhet të përfundojë i gjithë procesi i zgjedhjeve, duke kulmuar me ristrukturimin e plotë të degëve demokrate në nivelin e bazës së saj. Ndërkohë, si zakonisht, vendimi i Kryesisë, pasohet nga një udhëzim i Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Ndoshta për herë të parë që nga themelimi, në përvjetorine 35- të, Partia Demokratike, e konsideruar në 1990 si parti e studentëve dhe intelektualëve, nuk e ka kusht për kryetarin e degës arsimin e lartë. Në paragrafin II. Kriteret e përzgjedhjes, pika 1 e vendos si kusht arsimin e lartë por në pikën 2, hidhet poshtë kjo pikë.
“Për arsye objektive që kanë lidhje me gjeografinë apo kushtet specifike social-ekomomike të një territori, për individualitete apo kontributore me meritą në Partinë Demokratike, mosplotësimi i kushtit a) nuk sjell heqjen e mundësisë së një kandidature të propozuar nga Aktivi i Degës, për të garuar dhe fituar”, thuhet në këtë pikë. Të gjitha përcaktimet janë subjektive në këtë pikë dhe praktikisht, arsimi i lartë hiqet si kriter.

Ky paragraf mund të kuptohet edhe si hapje ekstreme e PD- së por njëkohësisht, edhe si mungesë e kapaciteteve brenda saj, minimalisht me arsim të lartë, për të mëtuar postin e kryedemokratit në një degë. Aq më shumë, kur 35 vite nga nisja e pluralizmit, çdokush ka patur mundësi të arsimohet, së paku me një diplomë Kristal apo të ngjashme me të.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!