Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pse nuk “ndez” opozita e Berishës? Stringa tregon se ku çalon PD
Opozita e drejtuar nga Sali Berisha prej dy javësh ka nisur një aksion përballë Kryeministrisë, ku çdo të hënë thërret mbështetësit në protestë. Por pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme dhe denoncimeve që sa vijnë dhe shtohen nga ana e PD, pjesëmarrja e qytetarëve është tejet e ulët. Çfarë nuk shkon me PD? Kjo ishte një nga pyetjet që moderatorja e emisionit QUO VADIS në Vizion Plus, Pranvera Borakaj, i drejtoi ekspertit të ekonomisë dhe pedagogut Azmi Stringa. Sipas pedagogut, pjesëmarrja e ulët në protestë dhe mbështetja e dobët tregojnë se qytetarët këtë opozitë nuk e shohin si alternativë qeverisëse. “Përsa i përket opozitës, është edhe kjo e vërtetë që qytetarët shqiptarë fatkeqësisht nuk e shohin opozitën si një alternativë të qeverisë. Por unë i qëndroj asaj...