Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kush është tani, Loti 7…”/ Si i paracaktoi Balluku fituesit e tenderit të Unazës së Madhe, mesazhet me Berberin
Zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, nuk ka ndërhyrë vetëm në përcaktimin e fituesve të këtij tenderi. Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi detaje nga dosja hetimore e cila përmban foto dhe komunikime mes ministres Balluku dhe vartësit të saj, ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi i cili aktualisht ndodhet në izolim për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Nga zyra e prokurimeve në ARRSH, operatorët pjesëmarrës në garë i dërgoheshin Evis Berberit me foto dhe ky, menjëherë ia kalonte shefes së tij, Belinda Balluku, duke e mbajtur të përditësuar me informacione të freskëta rreth ecurisë së garës, ministres së cilës nuk duhet t’i shpëtojë asgjë....