Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Deklaratat e komisioneres Kos për zgjedhjet/ Del kundër Fredi Beleri: I bëri dhuratë Edi Ramës, kaloi kompetencat
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama. Këtë deklaratë bëri në Off the Record me Andrea Dangllin në një lidhje me A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri, duke komentuar deklaratat e eurokomisoneres për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Belerit, nuk ka tagrin të injorojë raportin e OSBE-së e as të vëzhguesve të PE-së. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. “Komisionerja e Zgjerimit ka deklaruar kompetencat e saj . Nuk ka tagrin të injoroje raportin e OSBE e as të vëzhguesve të PE. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”, tha Beleri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Eurodeputeti grek në parlamentin Europian tha se i është drejtuar komisionit europian me pyetjen se pse Kos injoroi sipas tij raportin e OSBE-së dhe të vëzhguesve të...