‘Zgjedhjet e 11 majit u manipuluan’, Burimi: Marta Kos mbyll sytë ndaj regresit demokratik

Partia Demokratike i ka paraqitur një notë verbale Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos e cila në krah të kryeministrit Rama deklaroi se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme. Në këtë notë të paraqitur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, theksohet se ky vlerësim i Marta Kos minon besimin e qytetarëve shqiptarë tek vlerat europiane.
Analisti Genc Burimi në një analizë nga Brukseli i ftuar në studion e Task Force’ tha se Brukseli po operon bazuar në një kalkulim cinik, ku siguria ka epërsi ndaj demokracisë, por kjo qasje po përballet me një frikë të brendshme në rritje.
“Ka një problem sot që të parët e nxorën si shprehje e nxorën dy media investigative. Këto nxorën një shprehje që Marta Kos e rimori, që po i bën shumë dëm. Kjo shprehje është, dakord, që për sigurinë tonë do t’i fusim kështu siç janë, edhe po qenë me me cena, me të meta. Problemi është se mbrapa mos të qajmë ne evropianët sepse kemi rrezik të fusim një kalë Troje në Evropë.
Dhe kjo shprehja e kalit të Trojës, kjo po i bën shumë dëm Marta Kos. Sepse ajo po i mbyll sytë shumë. Është ajo përgjegjëse që nuk alarmoi për kalin e Trojës.
Burimi thotë Marta Kos se po mbyll sytë në raport me regresin e demokracisë, dhe vlerëson letrën e opozitës.
” Ajo letër qe fantastike për nga forma, qe një emancipim i opozitës shqiptare. Që më në fund guxon dhe ngrihet kundra Marta Kos
Pra për herë të parë, më në fund guxohet t’i thuhet komisionit evropian, stop. Është që mos të mohohen që në Shqipëri zgjedhjet janë manipuluar. Në momentin që ti thua që janë zgjedhjet të vjedhura, kjo gafë që bëri Marta Kos, duhet shfrytëzuar kjo gafë. Ajo e hapi këtë debat në mënyrë të parregullt. Patjetër. Pse të shkohet dhe më larg. Interesi juaj si Evropë, nuk doni të fusni kalë Troje, interesi jonë si opozitë, që duam një vend sa më demokratik sepse ky proces sot nuk po minon integrimin, po minon demokratizimin.  Pra interesi jonë i përbashkët është, hajde t’i bëjmë zgjedhjet nga e para në 2027-ën.”