Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Presidenti i SHBA-ve, Trump optimist për planin e paqes: Besoj se jemi pranë një marrëveshje për Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për planin e paqes për Ukrainën. Trump ka nënvizuar se “bisedimet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë janë shumë afër’. Presidenti amerikan këto deklarata i bëri nga Shtëpia e Bardhë, ku shtoi pavarësisht ‘shenjave pozitive’ mbetet ende për t’u parë nëse do të arrihet apo jo. Më herët presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky deklaroi se Kievi është i gatshëm të ecë përpara me një marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA. Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron, nga konferenca e “Koalicionit të të Gatshmëve”, u shpreh besimplotë se ekziston mundësia për të bërë përparim në negociata dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme.