Moti i keq në Sarandë, drejtuesi i Emergjencave në bashki: Rreth 700 krerë bagëti të mbytura, dëme edhe në bujqësi

Moti i keq në Sarandë, drejtuesi i Emergjencave në bashki: Rreth 700 krerë bagëti të mbytura, dëme edhe në bujqësi

Për të gjashtën ditë radhazi, vijon puna intensive për mbylljen e çarjeve në argjinaturën e Çukës, të shkaktuara nga prurjet e larta të lumit Bistrica. Forcat operacionale të Bashkisë Sarandë dhe të emergjencave civile po punojnë në terren me mjete dhe materiale për të forcuar mbrojtjen e zonës bujqësore. Dëmet e shkaktuara ndër fermerë janë të konsiderueshme. Sipas drejtuesit të grupit operacional të emergjencave në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, situata po evidentohet me kujdes dhe shifrat paraprake janë alarmuese.  “Sipas përllogaritjeve që kemi deri tani, rezultojnë të mbytura rreth 700 krerë bagëti të imta, afro 2 mijë shpendë dhe disa koshere me bletë. Dëme të shumta ka pasur gjithashtu edhe në magazinat e misrit, i cili sapo ishte korrur’, tha Jolio Dine. Për të ardhur...