Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

“Nuk është e lehtë, por mendoj se do t’ia dalim”. Kështu u shpreh presidenti amerikan, Donald Trump duke iu referuar luftës në Ukrainë, ndërsa foli në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Sky News. “Mendoj se po i afrohemi shumë një marrëveshjeje që do ta zbulojmë… Mendoj se po bëjmë përparim.”, shtoi ai. Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë mbajtur bisedime për planin e paqes që synon t’i japë fund luftës së Moskës me Ukrainën, teksa Uashingtoni po intensifikon presionin ndaj palëve që të arrijnë një marrëveshje për përfundimin e konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Plani fillestar prej 28-pikash, i propozuar nga SHBA-ja, nga shumë u pa si më i favorshëm për Moskën. Zyrtarët ukrainas shkuan në Gjenevë...