‘Marta Kos sfidoi OSBE-në’, Zhulali: Po minon besimin te procesi i integrimit

‘Marta Kos sfidoi OSBE-në’, Zhulali: Po minon besimin te procesi i integrimit

Deklarata e fundit e Komisioneres së Zgjerimit të Bashkimit Europian, Marta Kos ka shkaktuar debat të madh politik, duke vënë në pikëpyetje koherencën dhe qëndrimin e Brukselit ndaj Tiranës zyrtare. E ftuar në një emision televiziv, Ilda Zhulali, eksperte e Çështjeve Ndërkombëtare, shprehet se një deklaratë e tillë e cila legjitimon zgjedhjet e fundit në vend, bie ndesh me gjetjet alarmante të vetë misionit vëzhgues të Parlamentit Europian dhe raporteve të tjera ndërkombëtare. Duke e konsideruar këtë një sfidë të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj opozitës, por ndaj vetë institucioneve të BE-së, Zhulali sqaroi edhe Notën Verbale që Partia Demokratike i është drejtuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Parlamentit Europian. Ky hap diplomatik, sipas Zhulalit, synon të vërë në dukje se deklarata...