Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Alarm në Tiranë/ Rrëshqitje shkëmbore në digën e Bovillës, banorët e disa lagjeve pa ujë të pijshëm
Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi sot se rrëshqitja e një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut, zona e Yzberishtit. Grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal, njofton UKT.