Gjatë një operacioni të madh të Guardia di Finanza dhe DDA e Milanos, u vunë në pranga 28 persona, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, ku ishin të përfshirë Camorra, Ndragheta, grupe të Amerikës Latine si dhe grupe shqiptare.
Mediat italaine raportojnë se në këtë aksion të gjërë morën pjesë edhe Gjermania, Holanda, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Kolumbia dhe Brazili.
Sipas hetimeve, droga, në vlerë mbi 27 milionë euro, u transportua nga Amerika e Jugut nëpërmjet kontejnerëve detarë, duke u shpërndarë në pjesë të ndryshme të Italisë.
Anëtarët e grupit ishin pjesë e një organizate kriminale të armatosur, e cila nxori, drejtua dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me klanet mafioze italiane.
Hetimi zbuloi gjithashtu përfshirjen e një ndërmjetësi kinez, i cili lehtësoi pagesat për dërgesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit të parave “Fei Ch’ien”.
Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 400 kilogramë kokainë, pjesë e 3,5 tonëve të trafikuara nga rrjeti. Hetuesit nënvizuan se bashkëpunimi me Eurojust dhe Europol ishte vendimtar për zbulimin e rrjetit dhe identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve.
Rrjeti përdorte teknikën e “grabitjes” për të fshehur drogën brenda kontejnerëve të transportit të ligjshëm, duke e bërë shpërndarjen më të vështirë për autoritetet.
