Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Krim monstruoz, nusja masakron vjehrrën për vdekje teksa e grabiti për të shlyer borxhet e kumarit!
Një krim monstruoz ka ndodhur në Greqi ditë më parë dhe u zbulua sot, ku nusja masakroi për vdekje vjehrrën e saj 75-vjeçare për shkak të borxheve të kumarit që autorja kishte dhe teksa u zbulua kur shkoi të grabiste paratë e familjes për t’i shlyer. Kurse një video incizim 35-minutësh i fjalëve të fundit të gruas 75-vjeçare që u vra nga nusja e saj në Salaminë është në zotërim të autoriteteve. Në të, dëgjohen kërcënimet e gruas 46-vjeçare dhe lutjet e 75-vjeçares për të ndaluar së godituri. Nga dialogët, mund të konkludohet se gruaja nuk e kuptoi se ishte nusja e saj, ndërsa foli duke supozuar se personi që e godiste ishte një burrë. Në fund, dëgjohet gruaja fatkeqe duke thënë “Ati ynë”, një lutje para frymës së...