Ngjarja në Rinas, 5 mln euro për kokën e Gilmando Danit, nga organizimi te realizimi i atentatit. Ja prapaskenat

Ngjarja në Rinas, 5 mln euro për kokën e Gilmando Danit, nga organizimi te realizimi i atentatit. Ja prapaskenat

 “7 NËNTOR 2025. Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri nisen drejt Spanjës”. Gilmando Dani dhe miku i tij, punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, pasi parkuan automjetin tip Benz në aeroportin e Rinasit, u nisën drejt Barcelonës, atje ku kishin planifikuar të qëndronin deri më datë 10 nëntor, por një vonesë e avionit e shtyu udhëtimin e tyre për në datën 11 nëntor. Dani dhe Sheqeri qëndruan 4 ditë në Barcelonë, atje ku takuan edhe persona të tjerë për të cilët hetuesit i kanë kërkuar informacion autoriteteve spanjolle, por ende pa asnjë rezultat. Katër ditë enigmatike që përfunduan më 11 nëntor, kur u nisën drejt Shqipërisë. “11 NËNTOR 2025. Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri nisen drejt Shqipërisë”. Pas katër ditësh qëndrimi në Spanjë, Gilmando...