Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka paraqitur zyrtarisht notë-verbale delegacionit të BE, lidhur me deklaratat e komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Komisionerja për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, deklaroi pak ditë më parë se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira e të ndershme. Sipas Partisë Demokratike, deklarata të tilla minojnë besimin e qytetrëve shqiptarë tek vlerat europiane të institucioneve të BE-së. Nota Verbale iu paraqit Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në emër të opozitës. Njoftimi i PD: Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në emër të opozitës, i ka paraqitur sot një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, duke vënë në dijeni edhe...