Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
SHBA-ja dhe Rusia zhvillojnë bisedime për planin e paqes, Zelensky: Ende ka shumë punë
Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë mbajtur bisedime për planin e paqes që synon t’i japë fund luftës së Moskës me Ukrainën, teksa Uashingtoni po intensifikon presionin ndaj palëve që të arrijnë një marrëveshje për përfundimin e konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Briscoll, u takua me delegacionin rus në Abu Dabi më 25 nëntor, sipas një zëdhënësi të ushtrisë, në përpjekje për të reduktuar dallimet për një propozim të paqes që administrata Trump ka hartuar pas bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë. Zyrtarët ukrainas shkuan në Abu Dabi për më shumë bisedime me Briscollin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, raportuan CBS News dhe Financial Times. Bisedimet vijnë në...