Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Situata me përmbytjet jashtë kontrollit? Emergjencat zbulojnë shifrën e dëmeve: Ja sa para borxh u kemi qytetarëve
Moti vazhdon të mbajë në ankth shumë banorë të zonave që janë prekur nga përmbytjet, të cilët akoma nuk janë vizituar nga punonjësit e shtetit për të dokumentuar dëmet. Por kreu i Emergjencave Civile deklaroi sot në Kuvend një shifër që tregon se kompensimet vonojnë, madje ndër vite. “195 milionë lekë ju jemi borxh qytetarëve nga detyrimet e mbartura ndër vite” tha Haki Çako, drejtor i Emergjencave Civile Deputetët e zonave të prekura kërkuan financim të menjëhershëm, sidomos të bashkive më të dëmtuara, si Saranda, Delvina e Finiqi. “Janë dëmtuar pemët e banesat në Delvinë, bashkive ju kanë mbaruar lekët, nuk mund të ndihmojnë më. Rrugët janë prishur. Ikën mandarinat. Ne duhet të alokojmë sot fonde emergjente. Dëmet janë përtej asaj që janë të dukshme”, u...